Pas shumë vitesh, këngëtarja e hitit ‘Ajo’ po i rikthehet muzikës

Muzikë

Pas shumë vitesh, këngëtarja e hitit ‘Ajo’ po i rikthehet muzikës

Më: 5 maj 2017 Në ora: 08:36
Vjollca Robelli

Para shumë vitesh, këngëtarja Vjollca Robelli pati lansuar këngën ‘Ajo’ këngë kjo me një mesazh sensibilizues ndaj HIV Aids (Sidës).

Mirëpo, pas këtij projekti muzikor, Vjollca u shkëput nga skena muzikore shqipe ku vazhdoi jetën duke studiuar, më pas u martua dhe  tashmë ka tre fëmijë.

Por,  përmes një statusi të bërë sot në rrjetet sociale, këngëtarja tregoi që po i rikthehet muzikës dhe se ka filluar që t’i realizojë këngët e para në Londër ku edhe po jeton.

“Ma ne fund pasi qe kom perfundu studimet ne Londer dhe jam ba nane e tre femijeve edhe mas shume angazhimeve te ndryshme sikurse edhe secili prej jush, po i kthehem asaj qe e dua shume, pra Muzikes.” janë disa nga fjalët e saj.

Më poshtë keni dhe statusin e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat