Urime ditëlindjen Stevie Wonder! Një jetë dhe karrierë e madhe!

Muzikë

Urime ditëlindjen Stevie Wonder! Një jetë dhe karrierë e madhe!

Më: 14 maj 2017 Në ora: 07:10
Stevie Wonder

Më 13 Maj, 1950 në Saginaw, Michigan lindi një mrekulli muzikore, me emrin Stevland Hardaway Judkins, që me talentin e tij të shumëfishtë do t’i rrëmbente zemrat e çdo dashamiri të muzikës së mirëfilltë.

Stevland, që më vonë do ta adaptonte emrin skenik, Stevie Wonder, e kishte humbur shikimin pak pas lindjes. Por kjo nuk e ndaloi gjeniun e notave dhe vargjeve që të mësojë të luajë instrumente muzikore nga një moshë e hershme dhe t’i pasurojë qoshet e rrugëve të vendlindjes së tij me ritmin dhe zërin e tij të këndshëm.

Vetëm 11 vjeçar, Wonder këndoi këngën e tij të parë të cilën e kishte kompozuar vetë, e të quajtur “Djali i Vetmuar”. Aty e kishte spikatur Ronnie White nga bendi i zhanrit “blues” The Miracles.  Falë tij, Wonder nënshkruan kontratë me produksionin legjendar Motown.

Nën markën e këtij produksioni, Wonder publikoi incizimin e tij të parë, ende 11 vjeçar, të quajtur “Tribute to Uncle Ray” e që ishin shumica këngë të Ray Charles të cilat i kishte kënduar Stevie i Vogël.

Vëmendje më të madhe mori 11 vjet më vonë, kur ai publikoi albumin “Talking Book” e që në vete përmbante këngën ikonike të tij, “Superstition” e cila kishte prekur majet e toplistave.

Kur kishte 25 vjet, ai veç se kishte fituar 2 çmime Grammy radhazi, për Innervisions dhe Fulfillingness’ First Finale, njofton Klan Kosova.

Fama e tij kulmoi në të 80-at, kur lëshoi hitet e tij më të mëdha dhe kur rriti shitjet e albumeve dhe këngëve të veta, bashkë me paraqitjet e tij televizive dhe impaktin politik.

Stevie Wonder madje e fitoi edhe çmimin Oskar për këngën I Just Called to Say I Love You më 1984.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat