Ermonela Jaho merr medaljen “Nderi i Kombit”

Muzikë

Ermonela Jaho merr medaljen “Nderi i Kombit”

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 17:27
Ermonela Jaho

“Të duash vendin tënd nuk do të thotë të bërtasësh në disa momente emocionale, por ti dedikohesh me qetësi dhe qëndrueshmëri përgjatë gjithë jetës tende”, ka thënë Jaho. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ndarë medaljen “Nderi i Kombit”, për sopranon shqiptare Ermonela Jaho, e cila nuk ishte e pranishme për të pranuar medaljen. Dhe pikërisht për këtë medalje, vetë Jaho ka shkruar në rrjetin social “Facebook”. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e saj.

Duke kërkuar ndjesë për pamundësinë për të qenë fizikisht në ceremoni, dua të falënderoj presidentin Bujar Nishani për nderimin që më bëri përmes kësaj medaljeje. Të gjithë ne shqiptarët përfaqësojmë kombin tonë ngado që punojmë dhe jetojmë. “Të duash vendin tënd nuk do të thotë të bërtasësh në disa momente emocionale por ti dedikosh me qetësi dhe qëndrueshmëri përgjatë gjithë jetës tënde”. Ja dedikoj këtë titull të rëndësishëm prindërve të mijë të mrekullueshëm, të cilët me rriten me dashuri në zemër për vendin tim dhe që rrënjosën tek unë vlerat e vërteta për jetën. Ju falënderoj edhe njëherë për vlerësimin…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat