Filarmonia e Kosovës nesër mbanë koncert orkestral

Muzikë

Filarmonia e Kosovës nesër mbanë koncert orkestral

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 16:10
Konferenca

Filarmonia e Kosovës në bashkëpunim me Degën e artit muzikor të Fakultetit të Arteve nesër do të mbajnë një koncert duke filluar nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari  tha se bashkëpunimi me Fakultetin e Arteve është bërë traditë dhe se në këtë koncert do të prezantohen  tre studentë  të diplomuar të Fakultetit të Arteve.

Koncerti i dirigjuar nga dirigjenti, Hajrullah Syla  do të fillojë me  flautisten, Arzie Rifatin, pastaj do të vazhdoj me pianistin, Melos Buza.

Jashari: Bashkëpunimi me Fakultetin e Arteve realizohet vit pas viti

 “Pra ky koncert është një të themi vazhdimësi edhe një traditë që tashmë realizohet vit pas viti nga Filarmonia së bashku me degën e artit muzikor, Fakultetit të Arteve që tregon një përkushtim institucional ndaj kuadrit të ri me që siç e dimë edhe Filarmonia e Kosovës, përbërja e saj dhe anëtarë dhe natyrisht logjikshëm vijnë pikërisht nga ky institucion arsimor, dhe natyrisht ne e konsiderojmë që është shumë e dobishme për të dyja palët ky bashkëpunim që vazhdon dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha Jashari.

Koncerti do të fillojë me veprën orkestrale të Musolskit, më pas do të prezantohet flautistja Arzie Rifati me pjesë të Mozartit, për të vazhduar me  Melos Buzën me pjesë të Çajkovskit, dhe do të përmbyllet me veprën simfonike të Eriks Medison që do të drejtohet nga dirigjuesi, Hajrullah Syla.

Solistja, Arzie Rifati tha se është përvojë e re për të dhe se i duhet që të përformojë  me koncentrim të madh.

Rifati: Koncerti sfidë për mua

 “Është një sfidë për mua por njëkohësisht një bashkëpunim shumë i mirë i ofruar ndonjëherë për studentët e akademisë së muzikës, besoj që do të jetë në rregull nesër me koncertin”, tha Rifati.

Gjatë kësaj konference pianisti  Melos Buza ka shpalosur pjesën e tij që do të luaj gjatë këtij koncerti. Ai tha se do të luan në piano pjesën orkestrale nga kompozitori rus Çajkovski.

Profesoresha e Fakultetit të Arteve, Leja Haxhiu-Pula duke i përgëzuar pjesëmarrësit për koncertin  shpreson që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më  tutje.

Haxhiu-Pula:Filarmonia u jep mundësi studenteve të arteve

 “Së pari dëshiroj si zakonisht ta përgëzoj drejtorinë e Filarmonisë para se gjithash për t’i mbajtur të gjitha penjtë e organizimit në duart e veta dhe duke mos hequr dorë nga bashkëpunimi i cili po tregohet që është me  mjaftë vështirës edhe me mbajt kontinuitetin, bashkëpunimin me Fakultetin e Arteve çka unë mendoj që është me rendësi të jashtëzakonshme sepse këta student përjetojnë qaste jashtëzakonisht të rëndësishme kur ngritën profesionalisht edhe kanë mundësi para publikut të tregohen, të muzikojnë me Filarmoninë e Kosovës”, tha Haxhiu-Pula.

Më tej në këtë konferencë u tha se çdo mundësi e koncertimit me orkestër është edhe motivim për gjeneratat e reja që ta shohin veten brenda radhëve të Filarmonisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat