Suedia organizon festivalin e parë muzikor vetëm për femra!

Muzikë

Suedia organizon festivalin e parë muzikor vetëm për femra!

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 06:58
Ilustrim

Suedia do të mbajë festivalin e parë muzikor vetëm për femra, pas raportimeve të sulmeve seksuale në festivale të tjera në të gjithë vendin.

Festivali më i madh i Suedisë Bråvalla 2018 u anulua kohët e fundit, pas  raportimeve për katër përdhunime dhe 23 sulme seksuale që dyshohet se u zhvilluan në vendngjarje suedeze.

Bravalla 2017, u zhvillua nga 28 qershor deri më 1 korrik, dhe paraqiti shfaqje të tilla si The Killers, System of a Down dhe The Chainsmokers.

Një grua tha se ishte e detyruar të bënte marrëdhënie seksuale me një burrë.

Organizatorët e festivalit vazhduan të konfirmonin: “Disa burra… me sa duket nuk mund të sillen aty. Është një turp”.

Kësisoji është vendosur që suedezët të kenë një festival muzikor vetëm për femra!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat