Edhe Blink-182 anulon turneun

Muzikë

Edhe Blink-182 anulon turneun

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 09:55
Blink-182

Blink-182 nuk do të jetë në turne këtë verë, pas vdekjes së kolegut Chester Bennington nga Linkin Park.

Të dy grupet duhej të fillonin turneun fundjavën e ardhshme.

“Blink-182 është shkatërruar nga humbja e shokut dhe muzikantit të mrekullueshëm Chester Bennington”, tha grupi përmes një deklarate në Twitter.

“Ne i dërgojmë ngushëllimet tona familjes së tij, shokëve të grupit, miqve dhe fansave”.

Linkin Park ka anuluar gjithashtu pjesën e mbetur të turneut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat