Coldplay homazh për Chester Bennington gjatë koncertit të tyre në New Jersey

Muzikë

Coldplay homazh për Chester Bennington gjatë koncertit të tyre në New Jersey

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 14:10
Coldplay

Për grupin muzikor Coldplay muaji i gushtit u hap me etapën e parë veriamerikane të turit të tyre të mbatjur në MetLife Stadium të East Rutherford, në New Jersey.

Përveç sukseseve të tyre më të njohura dje dhe sot, grupi britanik i bëri homazh edhe Chester Bennington, këngëtarit të Linkin Park, që ndërroi jetë në 20 korrik 2017.

I ulur në piano, Chris Martin interpretoi një kover të “Craëling”, një nga këngët në përbërje të albumit “Hybrid Theory”, të cilën Chester dhe grupi i tij i prezantuan publikut ne vititn 2000.

Kujtimi i Coldplay krijoi një atmosferë pothuajse joreale në stadium, ku për një moment nostalgjia dhe emocioni mallëngjyen të gjithë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat