Presidenti i Indonezisë fans i Metallica, e befason kryeministri danez - Bota Sot
Presidenti i Indonezisë fans i Metallica, e befason kryeministri danez

Muzikë

E enjte, 14 dhjetor 2017

Presidenti i Indonezisë fans i Metallica, e befason kryeministri danez

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 23:57
Joko Widodo “Jokowi” dhe Lokke Rasmussen

Duke e ditur se presidenti i Indonezisë, Joko Widodo “Jokowi” është fans i zjarrtë i grupit heavy metal Metallica, në vizitën e tij në Danimarkë, kryeministri i këtij vendi, Lokke Rasmussen, ia ka dhënë një kopje të albumit legjendar të bendit “Master of Puppets”.

Ai dhuratën ia bëri gjatë një takimi bilateral në Bogor Palace në mesditën e së martës.

Grupi amerikan e kishte incizuar këtë album në Kopenhagë mes muajve shtator dhe dhjetor të vitit 1985, dy vjet pasi që Metallica pushtoi skenën e metalit me albumin e tyre debutues “Kill ‘Em All”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test