Të famshmit që i humbëm në vitin 2017 - Bota Sot
Të famshmit që i humbëm në vitin 2017

Muzikë

E diel, 27 maj 2018

Të famshmit që i humbëm në vitin 2017

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 23:21
Pamje nga videoja

Në vitin 2017, bota humbi njerëz të famshëm të industrisë argëtuese, liderë, aktivistë dhe ikona të njohura.

Dy ishin gratë prapa vendimeve të rëndësishme të Gjykatës Supreme. Aktivistja e LGBT-së Edith Windsor, rasti i së cilës çoi në pranimin e martesës me gjini të njëjtë, e cila vdiq në muajin shtator në moshën 88-vjeçare.

Norma McCorvey, e cila ishte paditëse në Roe v. Wade, vdiq në muajin shkurt në moshën 69-vjeçare.

Bota mbajti zi për David Cassidy, idolli i adoleshentëve, i njohur për rolin e tij në The Partridge Family;Marry Tyler Moore, ylli i famshëm nga seriali i saj me të njëjtin emër i vitit 1970; dhe Tom Petty, këngëtari dhe tekstshkruesi, i cili e ndryshoi përgjithmonë muzikën amerikane.

Kryetari i bashkisë së San Francisco-s, Ed Lee, kryebashkiaku i parë aziatiko-amerikan, vdiq papritur këtë muaj në moshën 65-vjeçare, pasi u rëzua në supermarket.

Të tjerët që ndërruan jetë janë Zbigniew Brzezinski, i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Jimmy Carter, lojtari i bejsbollit i dalë në pension Roy Halladay, dramaturgu Sam Shepard, legjenda e rock ‘n’ roll-it Chuck Berry dhe komedianët Don Rickles dhe Jerry Lewis.

Në videon e mëposhtme mund t’i hidhni një sy jetës së disa prej njerëzve që i humbëm në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test