Ne e duam atë dhe këngët e tij, por këngëtari ka vendosur të tërhiqet njëherë e mirë nga skena muzikore - Bota Sot
Ne e duam atë dhe këngët e tij, por këngëtari ka vendosur të tërhiqet njëherë e mirë nga skena muzikore

Muzikë

E diel, 25 shkurt 2018

Ne e duam atë dhe këngët e tij, por këngëtari ka vendosur të tërhiqet njëherë e mirë nga skena muzikore

Më: 24 janar 2018 Në ora: 19:00
Elton John

Pas gjysmë shekulli në skenë, gjatë së cilës ka shitur më shumë se 300 milion kopje albumesh, këngëtari i famshëm Elton John ka vendosur të mos shkojë më nëpër turne. E shkak për këtë janë bërë problemet shëndetësore të tijë, ndërsa kujtojmë se vitin e kaluar ai qëndroi 12 ditë në spital për shkak të një infeksioni bakterial.

Gjithsesi, edhe më herët Elton John e kishte shfaqur dëshirën e tij për t’u tërhequr nga muzika e për të kaluar më shumë kohë pranë fëmijëve të tij. Ai ka dy fëmijë Zachary 7 vjeç dhe Elijah 5 vjeç.

Këngëtari, pianisti e kompozitori anglez ka sjellë për adhuruesit e muzikës së tij hite të shumta. Mbi 50 këngë të tijë kanë kryesuar top-listat kryesore, ndërsa shtatë albume radhazi kanë qenë më të shiturit në SHBA.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test