Shkodran Tolaj misionari i këngës Lapidare

Muzikë

Shkodran Tolaj misionari i këngës Lapidare

Më: 25 mars 2018 Në ora: 17:38
Shkodran Tolaj

Pas dy projekteve të sukseshme të publikuar nga artisti Shkodran Tolaj, vjen projekti i tretë i cili po mirëpritet nga publiku mbarëshqiptar. Duket se artisti nuk ka të ndalur,vazhdon punën drejt plotësimit të misionit në ruajtjen e vlerave muzikore po dhe në kujtimin e datave të rëndësishme kombëtare.

Kështu me 17 shkurt u publikua projekti "Gjaku i Kastriotit", me 7 mars ne Prekaz u interpetua kënga "Heroi i zemrës" dhe u publikua si videoklip, ndërkaq me 24 mars është interpretuar në Gllogjan të Deçanit, kënga "Trimat e Dukagjinit".

Ky projekt tashmë është publik edhe si videoxhirim, publikuar në kanalin "Arkiva" në youtube ku bie në sy veshja karakteristike-autoktone dhe e vecantë,por dhe interpetimi e kënga punuar me shumë shpirt nga artisti i cili këtë projekt ia ka dedikuar vendlindjes së tij dhe historisë së lavdishme në 20 vjetorin e fillimit të Epopesë së UÇK-së në Dukagjin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat