Për Al Banon këndon Vlora

Muzikë

Për Al Banon këndon Vlora

Nga: Albert Habazaj Më: 31 maj 2018 Në ora: 20:27
Albano Carrisi

Kush na ka ardhur në Vlorë?

Kont i këngës me kurorë!

 

Princ i muzikës së lehtë,

mori qiejt, çau retë.

 

Me zërin - magji hyjnore,

Lavdinë ka marrë për dore…

 

Nga “Felicità” e tija

Ndizen çiftet dhe rinia.

 

Nga Italia ka ardhë

Zemërzjarr e faqebardhë.

 

Ka ardhur nga Italia,

Për të Vlora ësht’ e tija.

 

Është banor i qytetit,

Rruazë e dinjitetit.

 

Ka ardh’ të festojë ditëlindjen

Vlorën e do me gjith’ bindjen.

 

 Shtatëdhjet’ e pesë vjeç mbushi

Albano Karriz - syrrushi…

 

Urim të pastër si bora,

Për Al Banon këndon Vlora:

 

Al Bano, o mik gëzuar!

O këng’ e paperënduar!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat