Për zërin e tyre të bukur janë të bekuara nga Zoti

Muzikë

Për zërin e tyre të bukur janë të bekuara nga Zoti

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 korrik 2018 Në ora: 12:16
Shkrimtarja Feruni - pjesëmarrëseve të promovimit duke ua dhurua nga një libër

Këto ditë doli nga shtypi dhe u promovua libri me titull kushtua këngëtares shqiptare “Anita” të shkrimtares tone të mirënjohur Alam Ferunit e cila në bisedën  të cilën zhvilluam me te rreth librit në mes tjerash na tha:” Një aureolë e çuditshme, vezulluese, për ngritëse, fantastike dhe tunduese e mbështjell njeriun gjatë gjithë jetës së vet. Këto janë vegimet, ëndrra, dashuritë, hovet e shpirtit, imazhet dhe përfytyrimet, idetë dhe kujtimet. Por tërë kjo pasuri, kjo ngrehinë dhe kjo strukturë virtuale, rroposet, shembet, dhe ikën bashkë me të zotin, kur njeriu del nga kjo jetë. E vetmja gjë që njeriut i mbetet mbi tokë është zëri.

I regjistruar në eter të atmosferës, i hedhur në hapësirë, i mbetur përgjithmonë qiellit. Lum ai që në këtë botë fjalë e tinguj të bukur. Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Anita Bitri ka qenë e shënjuar dhe e bekuar nga Zoti, që të ketë një zë të bukur. Këtë fashë zëri, këtë modul, këtë atmosferë ka mundur të dallojë e të kapë shkrimtarja Alma Feruni dhe ta hedhë atë në librin e saj që emërtohet “ditar”. Unë mendoj- na tha autorja se ky libër është shkruar  gjatë netëve të gjata të mbushura me kujtime, dhimbje, me mall e me dashuri. Herë, herë autorja duket se e vëzhgon realitetin nga brenga e  botës tjetër të cilën e shikon përtej, nga diku. E vështron nga nata në terr e mungesës së këngëtares, nga ndonjë qoshe qielli ku ka gjetur zërin e saj. Përherë qielli ka nevojë për ne.                                                                                                   

Këngëtarja Anita me zërin e saj të bukur e gjen forcë ta sajdisë qiellin e saj bashkë me zërin ...

Mendoni qiellin vetjak, një qiell i madh e i zi, i kyçur brenda qenies së këngëtarit, krejt në terr bota e imazheve, të verbër sytë. Këngëtarja gjen forcë ta sajdisë qiellin bashkë me zërin e vet, e ndriçon, e rrit dhe e bën të paanë, sepse zëri i këngëtarit është vetë liria e saj, nuk është shikimi. Pikërisht këtë lloj lirie e kanë këngëtarët. Janë fatlumët me zërit të tyre. Sepse muzika është dimension lirie. Autorja e  librit Alma Feruni në detaje në librin e saj nxjerr, kujtime, marrëdhënie, copëza jete, ndodhi e suksese, me kujdes një arkeologeje që zbulon çdo ditë, me gërmimet e saj, madhështinë e një parku arkeologjik, që dhe pse e kemi parasysh nuk e njohim dot aq mirë. Rruga e  kësaj shkrimtare  për t’i shkuar jetës së një këngëtare deri në qoshe, ka qenë e gjatë dhe e mundimshme. Shkrimtarja Alma, si misionare e besimit të dashurisë, me ditarin e saj ka udhëtuar deri në fund të botës, deri brenda kujtimeve të miqve të këngëtares Anitës, thellë në skutat e bukura të fëmijërisë, tek atmosfera vezulluese e sukseseve, pranë lojës së ndjenjave, e deri në memorien më në skaj të jetës së saj. Dhe ia ku janë të tëra, mbledhur në këtë ditar, në këtë ditar doracak, si një manual mirënjohje për atë çfarë Anita u dha të gjithëve. 

E kam menduar gjatë këtë thënie, mbasi kisha brenda vetes këngën e tij më të njohur “Dallëndyshja”. Po a nuk e kishte përgatitur vetë rrugën për në qiell ky këngëtar, kur zëri i tij,  si vetë dallëndyshja, lëviz, bën piruet, lodron me ajrin, luan me pikiatat dhe ngjitjet.

Image
Alma Feruni duke folur të pranishmeve të promovimit për librin e saja si misionare e besimit, e dashurisë e cila ka udhëtuar deri në fund të botës

Muzika është gjuha që e flasin të gjithë”- bota pa muzikë na duket  konfuze ...

Pavarësisht natyrës entuziaste të këngëtares, apo “allegretove” të këngëve, mua më është krijuar ideja se këngëtarja e mirënjohur shqiptare Anita Bitri e ka ndjerë shpesh praninë të qiellit, e ka kuptuar afrinë e tij, madje duhet të ketë dëgjuar dhe thirrjen shungulluese të tij për  të lëshuar në të zërin e saj interesant. Ne i gëzohemi muzikës. Ajo sillet rreth nesh. Na bën të ndjeshëm e na përfshinë në atmosferën e saj. “Muzika është gjuha që e flasin të gjithë”, bota pa muzikë çdo  gjë duk krejt konfuze, si popujt në kullën e Babelit, që s’merreshin dot vesh nga që s’flisnin të njëjtën gjuhë.

Autorja Alma Ferunit në një farë mënyre në librin e saj na tregon se sa në mënyrë magjike  lidhet muzika me njerëzit. Shogen e pati shkruar marshin e tij fundi ber duke menduar gjatë për vdekjen e vet, dhe përfytyronte ditën kur të tjerët do ta luanin për të. Në këtë marsh ka interpretim këmbalesh që bien pikëllimi për mort. Kompozitori pikërisht këto tinguj të rëndë vuri në partiturë. A nuk është ky libër një tingull kambane dhe një qiri i ndezur, ashtu siç është patjetër dhe kurorë e kësaj Princeshe të muzikës vlonjate.

Anita  është një ëndërr e bukur, një amazonë e qiejve shqiptarë. Ajo shpërndau magjinë nën grimca lumturie, kudo në atdheun e saj dhe në diasporë. Edhe ndër këto vise amerikane, nuk ishte thjesht një emigrante, ashtu siç nuk ishte thjesht dhe këngëtare. Ishte një e dërguar e fatit, një misionare e Zotit, për të ndihmuar që të mbahej gjallë bota shqiptare e këngës, bota magjike e artit të atdheut, që kapërcen oqeanet duke u vajtur pas turmave, që ikin në kërkim të një jete më të mirë, në një univers të ri, që kërkon kohë të mësohesh dhe të përshtatesh në të. Në këtë angazhim, ishin dhe janë të bashkuar tërë artistët që u ndodhën në truallin e Shteteve të Bashkuara në dhjetëvjeçarët e emigrimit masiv të shqiptarëve.

Rruga e  kësaj shkrimtare  për t’i shkuar jetës së një këngëtare  ka qenë e gjatë dhe e mundimshme

Festat e bashkatdhetarëve bëheshin më tërheqëse kur  ftesat përmbanin emrin e artistes së shquar, që ngjallte mall me këngët e saj të mirënjohura në atdhe. Ajo dinte sa mirë që të rriste entuziazmin edhe me këngët e reja në gjuhën shqipe dhe anglishte, që po trokisnin në portat e vëmendjes dhe preferencave që po lindnin. Artistja vlonjate kishte një natyrë femërore delikate, por e kishte të vetvetishëm dhe shumë të lehtë dinamizmin vajzëror dhe energjik, nervin karakteristik të krahinës së saj. Duket një ndërmarrje e bukur ky libër për artisten  është që në nisje të kësaj vepre i sigurte interesi i lexuesit për volumin e entuziazmit festiv që sillnin këngët e saj të mrekullueshme.

Do të mundohem të ngjall në këto pak rreshta kujtimin e pjesëmarrjes sonë të përbashkët, në koncertin e madh të fundshekullit - një shfaqje e madhe me të gjithë artistët shqiptarë që u ndodhën, ku enkas, ku rastësisht, në Amerikë, kur po trokiste shekulli i ri. Në atë koncert Anita u përfaqësua me këngën në të cilën  shpaloste më së miri talentin e saj të shumëfishtë, zërin e mahnitshëm dhe virtuozitet e rrallë shpërthyes, teksa në mes strofave të këngës arbëreshe, bashkonte mrekullisht violinën dhe harkun që mbante në duar gjatë këngës.

Ishte një shfaqje e rrallë, mahnitëse, e veçantë dhe e papërsëritshme. Dihet që e kishte studiuar në shkollë artin e violinës dhe duke qenë atje nga studentet më të shquara e këngëtaret më premtuese, me këtë bashkësi interpretimi, pasuroi për bukuri profilin e saj tepër origjinal. Suksesi në atë darkë të shënuar do të mbetet dhe kujtimi im më kulmor, edhe pse kjo vlonjate e bukur vazhdoi paprerë të korrte entuziazëm dhe duartrokitje edhe vite më pas. E bukura vlonjate, - thoshim shpesh për të.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat