Një njeriu në Kinë i është ngujuar koka brenda një makine larëse, kur po tentonte ta riparonte derisa ishte ende në funksion.
Kur shokët e tij të banesës nuk arritën ta lironin, i telefonuan departamentit të zjarrfikësve, të cilëve i janë dashur 40 minuta për ta nxjerrë kokën e tij.
Ata në fund ishin të detyruar që të përdorin edhe sharrë rrethore për lirimin e kokës së tij.
Gjatë kësaj procedure ekipi e mbuloi personin nga qafa e poshtë, në mënyrë që rrobat e tij të mos merrnin flakë nga shkëndijat e sharrës.
Personi i paidentifikuar nga provinca Fujian e përballoi këtë eksperiencë vetëm me disa lëndime të lehta koke.