‘Këmisha’ bizare që po i shqetëson dashamirët e modës (Foto)

Ndryshe

‘Këmisha’ bizare që po i shqetëson dashamirët e modës (Foto)

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 12:03
Ilustrim

Bota e modës di të jetë e çuditshme dhe të sjellë gjëra të papritura. Por, një lloj këmishe që është hedhur në treg në Dublin të Irlandës, duket shumë e pahijshme dhe e pakuptimtë.

Njohësit e modës thonë se janë shqetësuar nga ky imitim i këmishës, që ka jakën, një copë pëlhurë dhe disa pulla, transmeton Telegrafi. Po që se vishet nën xhemper, atëherë do të duket sikur këmishë e vërtetë.

“Po më shqetëson fakti se si dikush do të vishte diçka të tillë. Është e shëmtuar dhe banale”, ka shkruar James Kelleher në Twitter, përbri fotografive të plasuara.

“Sa njerëz kalojnë pranë nesh, duke veshur këmisha malco”, është një koment tjetër, lidhur me këtë veshje të pazakontë. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat