Femra me 380 kg kërkon të bëhet 400 kg

Ndryshe

Femra me 380 kg kërkon të bëhet 400 kg

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 16:12
Nikki James

Nikki James peshon hiq më pas se 380 kilogramë, por ky nuk duket të jetë aspak problem për vajzën nga Karolina e Veriut.

Ajo është shprehur shumë e gëzuar dhe thotë se ndihet krenare për titullin e fituar si ‘Vajza më e bukur në mbipeshë’.

Nikki ka thënë se planifikon të mos ndalet deri sa t’i arrijë 400 kilogramët, të cilët do ia hapin rrugën për sukses të mëtejshëm.

32 vjeçja punon përmes internetit duke shpërndarë fotografi personale të bashkangjitura me këshilla për të gjithë ata që ndajnë histori të ngjashme si ajo.

“Nuk e shoh si fatkeqësi. Përkundrazi ky stil i jetës më bën të lumtur pasi mundem të ndihmoj edhe ata që nuk ia kanë idenë se sit a pranojnë pamjen e tyre”, ka thënë James.

Tani ajo po bën plane të krijojë një linjë të re për të brendshme për  vajzat e peshës së saj.

“Na duhet të brendshme seksi, nga ato që vajzat ‘e holla’ i veshin çdo ditë”, ka përfunduar Nikki.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat