Suspendohen nga shkolla për shkak të shpërndarjes së imazheve seksuale në Instagram

Ndryshe

Suspendohen nga shkolla për shkak të shpërndarjes së imazheve seksuale në Instagram

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 13:34
Instagram

Një shkollë prestigjioze në Melbourne të Australisë e ka çaktivizuar një llogari të Instagramit e cila ishte raportuar se po shfaqte imazhe seksuale të vajzave të reja.

Llogaria iu përkiste dy djemve studentë në këtë shkollë, të cilët kishin shpërndarë foto të vajzave duke u kërkuar vizitorët e faqes që të votojnë për “b**** e vitit”.

Shkolla tha se llogaria e pandershme nuk i reflektonte vlerat e tyre dhe që dy djemtë janë suspenduar.

Policia është duke e hetuar rastin pasi që nëna e një vajze ishte ankuar duke publikuar gjithashtu një letër në Facebook, e cila thoshte se vajzat ishin shfaqur pjesërisht të zhveshura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat