Momenti dramatik, kur polici qëllohet me shpatë

Ndryshe

Momenti dramatik, kur polici qëllohet me shpatë

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 21:45
Momenti dramatik, kur polici qëllohet me shpatë

Kujdes pamjet janë të rënda!

Në Northhamptonshire të Anglisë, gjatë tentimit për të hyrë në një shtëpi për ta bastisur, polici është qëlluar në këmbë me shpatë të samurajëve.

Rob Monk ka qenë duke i prirë njësisë policore, kur pronari i shtëpisë ka hapur derën dhe e ka sulmuar me armën e mprehtë nga metali.

Megjithëse ka marrë lëndime serioze Monk është duke u shëruar në spital dhe nuk ka ndonjë problem serioz.

Mësohet se policia kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, që mbetet i paidentifikuar, sepse kishte ankesa nga fqinjët se ai ua thyente veturat me shkop bejzbolli.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2014, por që tani është publikuar videoja, ku shihet momenti i sulmit me shpatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat