Fansi i çmendur bën një kilometër not, për të bërë selfie me Messin

Ndryshe

Fansi i çmendur bën një kilometër not, për të bërë selfie me Messin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 korrik 2016 Në ora: 15:53
Fansi Messi

Për të bërë një selfie me Lionel Messin, një spanjoll ka notuar një kilometër deri te Jahti i tij, njofton botasot.info. Ngjarja ka ndodhur në plazhet e Ibiza, ku spanjolli Suli, 24, ka notuar në drejtim të Jahtit të argjentinasit.

Jahti ka qenë në pronësi të Seven C., ndërsa lajmi konfirmohet edhe nga gazeta spanjolle "El mundo deportivo". Sulit i është dashur 20 minuta not për të arritur deri te fansi i tij.

“Humba një celular, por fitova një selfie me Messin,” tha në fund Suli, që ishte futur me gjithë telefonin në det./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat