Zgjedhni një gur dhe mësoni çfarë do të thotë për juve

Ndryshe

Zgjedhni një gur dhe mësoni çfarë do të thotë për juve

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 15:28
Gurët

Ndiqeni instiktin tuaj, cilido të jetë guri i parë që u ka rënë në sy është guri juaj dhe zbuloni çfarë thotë për ju.

Guri 1

Ju jeni i etur për t’u ndjerë i lirë nga ritmi i ngjeshur i jetës moderne. Ju keni nevojë të gjeni një mënyrë dhe t’a merrni vetën, të gjeni një vend ku mund të lidheni direkt me mendimet dhe botën tuaj.

Guri 2

Jeni në prag të disa ndryshimeve të mëdha. Pjesa më e madhe e tranzicionit tuaj do të jetë shpirtëror, ndërsa edhe jeta juaj e dashurisë do të kalojë nepër një ndryshim të madh.

Është momenti i përkryer për të menduar mirë zgjedhjet dhe për t’u përshtatur më mirë me të ardhmen. Nëse dëshironi diçka më ndryshe? Ky është momenti.

Guri 3

Ky gur është përqafues i diellit dhe reflekton energji. Kjo nënkupton se juve asgjë nuk mund të ju rrëzojë, pra, përkundër të gjitha dështimeve dhe zhgënjimeve në jetë, përsëri qëndroni në këmb.

E ardhmja duket e mirë për ju, kështu që vetëm vazhdoni me energji pozitive dhe gjërat si duket do të realizohen sipas ëndrrave tuaja.

Guri 4

Ky gur tregon se ju keni nevojë krejtësisht për një rilindje. Duhet të harroni gjithçka çfarë ka ndodhur dhe ju ka lënduar deri më tani. Mbani mend se sa me fat jeni që mund të jetoni ashtu siç ju dëshironi.

Guri 5

Ka mundësi që është koha të merrni “kontakt shpirtëror”, nga ana tjetër, kështu që duhet të qëndroni gati, sepse disa gjëra të mahnitshme mund të ndodhin shumë shpejt. Është ide e mirë që të mbani afër vetës një ditar dhe të shkruani gjërat e bukura që mund të ndodhin.

Guri 6

Nëse keni zgjedhur këtë gur, ju jeni komplet aventurier. Ju jeni plot lumturi dhe gëzim, duke e shijuar në maksimum këtë energji të bardhë që sjell stina e verës. Në momente të caktuara ndiheni keq, por dini të menagjoni mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat