Bizare - Në këtë restorant ushqimi shërbehet në guaska tualeti

Ndryshe

Bizare - Në këtë restorant ushqimi shërbehet në guaska tualeti

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 16:20
Ilustrim

Restauranti i punuar në stilin e nevojtores, nuk është zgjedhja e dashamirëve të ushqimit, por shumë indonezian po presin në radhë që të vizitojnë një lokal të tillë.

Mysafirët në këtë vend ulen në guaska të ngritura, ndërsa ushqimi dhe pijet u servohen në guaska të sheshta të tualetit.

Në fotografitë e postuara në media, shihen njerëzit që rrinë afër këtyre pajisjeve që i përkasin teknikës së bardhë, në lokalin që ndodhet në Semarang të ishullit Java.

Në njërën prej tyre është vënë ‘bakso’, një ushqim tradicional me toptha mishi, kurse në tjetrën është lëngu me ngjyrë të ndezur që është një koktej pa alkool.

Për të gjitha ata që neveriten nga kjo gjë, është një qese e zezë te dalja ku mund të vjellin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat