Misteri i gruas “pa të shkuar” të diktatorit

Ndryshe

Misteri i gruas “pa të shkuar” të diktatorit

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 17:44
Ri Sol Ju dhe Kim Jong Un

Ri Sol Ju, bashkëshortja e Kim Jong Un-it mbetet një grua e veshur me petkun e misterit. Ajo ishte zhdukur në vitin 2012-të dhe në atë kohë spekulohej se ishte shtatzënë.

Edhe pse bashkëshorti i saj, Kim është në fokusin e shumë mediave vendase dhe të huaja, për bashkëshorten dihet shumë pak. Ri Sol Ju ka lindur mes vitit 1985 dhe 1989. Ajo është njohur me Kimin në vitin 2009. Shumë analistë të politikës kanë hedhur dyshime se emri i saj mund të jetë një pseudonim, shkruan Shekulli. Babai i saj mendohet se ka qenë profesor, kurse nëna gjinekologe. Ri Sol besohet se ka qenë anëtare e orkestrës “Uhas”.

Mirëpo, njoftohet se zyrtarët e qeverisë së Koresë së Veriut po bëjnë gjithçka për ta fshirë të shkuarën e saj si këngëtare. Tjetër fakt i mistershëm rreth Ri Sol është se ajo herë pas here zhduket nga ekranet televizive. Kjo ndodh në një kohë që bashkëshorti i saj “pushton” televizionet. Njerëzit kanë nisur të flasin se bashkëshortja e Kim-it mund të jetë shtatzënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat