A është ky njeriu më i pafat në Britani? Ja çfarë i ndodhi

Ndryshe

A është ky njeriu më i pafat në Britani? Ja çfarë i ndodhi

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 21 korrik 2016 Në ora: 22:11
Oliver Pugh

Një person, baba i dy fëmijëve që ka pasur 3 herë meningjit, ka vuajtur nga kanceri dhe ka pasur sulm në zemër, pretendon se është njeriu më i pafat në botë, pasi gruaja e tij e la për një tjetër burrë më të mirë.

Oliver Pugh kishte luftuar një varg sëmundjesh serioze, duke përfshirë edhe një tumor, që e kishte paralizuar, kur gruaja e tij Grace filloi një lidhje me mikun e tij më të mirë, Joe Felstead, transmeton Bota Sot.

26 vjeçari nga Buxton, Derbyshire, e zbuloi aferën kur e gjeti atë në shtëpinë e mikut, me një aplikacion të Apple.

Disa javë më vonë, ai u shtrua në kujdes intenziv, për shkak të një sulmi në zemër, që pretendon se ai ishte prekur nga sindromin ‘Zemër e thyer’.

Zotëri Pugh tashmë ka ndërtuar ura me mikun e tij, por thotë se gjithë gjërat e këqija që ka kaluar, përfshirë dhe sëmundjet, i kanë ndryshuar jetën.

“Ai dhe Grace nuk janë më bashkë dhe ne jemi pajtuar. Ai nuk dëshiron t’ia falë vetes atë që ka bërë”, thotë Pugh.

Problemet e tij filluan në vitin 2012 kur ai shkoi te mjeku me dhembje dhe rezultoi të ketë kancer.

Pas diagnostifikimit, Pugh iu nënshtrua tri operacioneve për ta hequr tumorin.

Por, kirurgët dështuan dy herë dhe kështu ai u infektua me meningjit në shpinë.

Atë vit, ai humbi gjysmën e gishtit në një aksident.

Më pas, tre vite më vonë përfundoi martesa e tij.

Pugh tha:”Unë dhe Joe kemi qenë gjithmonë miq të mirë dhe në kohën kur isha sëmurë, ai kishte nevojë për ndihmë. Nuk mund t’i thoja jo, kështu që Grace shkoi për t’i ndihmuar dhe përfundoi në shtëpinë e tij. Ajo më thoshte se po shkon në vizitë tek familjarët. Por ajo mungonte dhe nuk vinte në shtëpi. Fillova të merakosesha sepse s’mund ta kontaktoja”.

Përfundimisht, zotëri Pugh e përdori iPhone-in dhe e gjeti atë.

“Unë i besoja asaj por u brengosa dhe vendosa ta përdorja iPhone, andaj e gjeta në shtëpi të Joe”, tha ai.

‘Unë mendova se ishte dehur apo i ka ndodhur diçka. Kur erdhëm në shtëpi e pyeta pse ka shkuar dhe ajo vazhdonte të më gënjente”.

“Më pas i tregova se e kisha gjetur në shtëpinë e Joe dhe ajo filloi të qante e më tregoi gjithë çfarë ka ndodhur”.

“Shkova në shtëpi tek Joe dhe ai kishte marrë mbidozë. E thirra ambulancën dhe i tregova se nëse dëshiron të jetë me gruan time, duhet të qëndrojë larg fëmijëve të mi”.

Më pas ani më tregoi se është larguar nga ajo.

Ne ishim miq për më shumë se 20 vite dhe ishte e vështirë të mbaja mëri.

Ai pati edhe disa operacione për heqje të tumorit dhe ishte gati të humbte dhe këmbët.

Por fatmirësisht ai shpëtoi dhe më vonë ai hapi një dyqan.

Ai thotë se është i lumtur që tani ka shumë perspektivë, kur dikur s’kisha asnjë.

“Kur ju mendoni se po vdisni dhe nuk keni kohë për të bërë pyetje, ju nuk keni asgjë për të humbur”./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat