Momenti emocionues kur foshnja dëgjon për herë të parë

Ndryshe

Momenti emocionues kur foshnja dëgjon për herë të parë

Nga: Gresa Bajraktari Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:49
Annabelle Lawrence

Ky është momenti ngushëllues kur vajza  e shurdhër tremuajshe dëgjon për herë të parë.

Me habi dhe buzëqeshje, e vogla Annabelle Lawrence e konfirmoi se po dëgjon nënën e saj për herë të parë, transmeton Bota Sot.

E lindur e shurdhët, ajo ka marrë dy aparate dëgjimi të mërkurën dhe kur u kthyen ata nuk mund t’i fshihnin emocionet.

Në videon, nëna Sarah Jo, nga Boise, Idaho, USA, e pyet vajzën nëse po e dëgjon dhe si përgjigje vajza jep një buzëqeshje dhe i zmadhon edhe më shumë sytë, teksa dëgjon nënën që po i flet.

“Gjithçka ka qenë kaq e madhe. T’i tregoj Annabelle se sa shumë e dua dhe ta di që ajo më dëgjon është shumë emocionale për mua. Ajo është e entuziazmuar që po dëgjon. Unë duhet të flas tërë kohën me të”, ka thënë Sara./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat