Konyukhov then rekordin e fluturimit rreth botës

Ndryshe

Konyukhov then rekordin e fluturimit rreth botës

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:27
Balona e aventurierit rus, Fyodor Konyukhov

Aventurieri rus, Fedor Konyukhov e ka thyer rekordin e fluturimit nëpër botë me një balonë fluturuese me ajër.

Koordinatori i fluturimit, John Wallington, ka thënë se rusi ka arritur të fluturojë me sukses rrugën e paraparë, por ai ende nuk është ulur në tokë.

Rrugëtimi ka zgjatur 11 ditë, më shpejtë se sa fluturimi prej 13 ditësh që e kishte rekordin e deritashëm i realizuar nga biznismeni i ndjerë amerikan, Steve Fosset në vitin 2002.

Fyodor Konyukhov, 65 vjeçar ka fluturuar me balonën e tij nga Australia, mbi Zelandën e Re, përgjatë Oqeanit Paqësor, Amerikës Jugore dhe Oaqeanit Jugor.

Ekipe prej gjashtë helikopterëve e kanë përcjellë balonën derisa fluturonte mbi Australinë Perëndimore për ta ndihmuar atë përgjatë rrugës prej 500 kilometrave.

Rënia në tokë me balonën që ka peshë 1.8 ton është sfida dhe rreziku më i madh i këtij udhëtimi, ka thënë Wellington.

Ai megjithatë ka rënë në tokë 160 kilometra në lindje të qytezës së Northam, ku e kishte filluar fluturimin më 12 korrik.

Konyukhov ka pasur nevojë të gjej një hapësirë të lirë nga telat e rrymës dhe objekte të tjera pasi balona në fjalë kur bie në tokë, i duhen edhe disa kilometra të lira derisa të ndalojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat