Tigri sulmon dhe shqyen gruan në sy të familjes

Ndryshe

Tigri sulmon dhe shqyen gruan në sy të familjes

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 19:05
Tigri

Një ngjarje tepër e rëndë dhe makabre i ka ndodhur një familjeje në Kinë, e cila është bërë objekt i agresivitetit dhe sulmit të një prej kafshëve më të egra dhe më të rrezikshme, tigrit.

Ka qenë pikërisht kjo kafshë, e cila ka sulmuar një grua e cila sapo kishte zbritur nga makina e saj për t’u ndërruar me partnerin e saj në timon, brenda territorit të një parku safari.

Bisha e madhe siberiane e cila erdhi si rrufe nga pas, ka mbërthyer me putra dhe më pas ka tërhequr zvarrë femrën, e cila ka pasur një fund tragjik, me gjithë ndërhyrjen e familjarëve dhe të rejove të parkut.

Ngjarja ndodhi në Parkun Safari “Badaling Wildlife Park”, në Pekin të Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat