Nga nëndetësja e “padukshme” te “Havoc”, armët vdekjeprurëse ruse

Ndryshe

Nga nëndetësja e “padukshme” te “Havoc”, armët vdekjeprurëse ruse

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 23:21
Një nëndetëse thuajse e padukshme

Me një kosto prej 70 miliardë dollarësh në vit, Rusia ka buxhetin e tretë më të madh në botë për mbrojtje. Shteti rus ka 845 mijë trupa, 22.250 tanke dhe 1399 avionë luftarakë.

Edhe pse vendi nuk konsiderohet e njëjta superfuqi që ka qenë më parë, forcat e armatosura ruse kanë pësuar një transformim të madh që nga rizgjedhja e presidentit Vladimir Putin në vitin 2012.

Ushtria është e ndarë në brigada të vogla më dinamike. Vëmendja është kthyer mbi teknologjitë e reja dhe jo tek fuqia punëtore.

Ja një rishikim i disa prej makinerive më të fuqishme ushtarake ruse.

1-Hedhësi i raketave të komanduara

Kjo anije është e pajisur me 8 raketa dhe 20 raketa anti-ajrore. Anija përmban një ekuipazh prej 68 marinarësh dhe arrin një shpejtësi deri në 100 km/orë.

2- PantsiR-S1

Një kombinim i raketa gjuajtësve dhe sistemit të raketave anti-ajrore. Sistemi përbëhet nga 12 raketa lëshues dhe 2 automatikë efektive kundra avionëve, helikopterëve apo raketave balistike.

3- Një nëndetëse thuajse e padukshme

E para nga 6 nëndetëset elektrike të prodhuara, Novorossiysk u nis nga kantieri detar i Shën Petersburgut vitin e kaluar. Projektuesit e saj thonë se teknologjia që është përdorur për ndërtimin e saj e bën praktikisht të “padukshme” kur zhytet në det.

4- Avioni luftarak Mig-35

I dobishëm qoftë për luftimet në ajër ashtu edhe për goditjet precise në tokë. I aftë të arrijë një shpejtësi prej 2400 km/h pavarësisht se është 30% më i madh se paraardhësit e tij. Mig-35 është i aftë të shkatërrojë objektivat e saj si në det ashtu dhe në tokë nga një largësi e madhe.

5- Sistemi i raketave BUK-2

Ky është sistemi që rrëzoi avionin e Malaysia Airline mbi Ukrainë në vitin 2014. Raketat e saj 9M317 mund të arrijnë deri në 14 km lartësi.

6- Yars RS-24

Një sistem raketash balistike termobërthamore, që mund të arrijë deri në 10 mijë milje. E projektuar për të zëvendësuar raketat Topol-M, janë vendosur në punë që nga viti 2010. Çdo raketë ka fuqinë e 100 “Little Boys” – bombës atomike që u hodh në Hiroshima në gusht të vitit 1945.

7- Konkordi rus

Tupolev Tu-160 është avioni supersonik luftarak më i madh në botë. Ai u projektua nga Bashkimi Sovjetik në vitet ’80. Ai ka motorët më të fuqishëm që ka pasur një avion ushtarak ndonjëherë. Arrin të mbajë deri në 40 ton armatime. Bordi i tij përbëhet nga 16 persona.

8.T-90

Tanku luftarak më i avancuar i përdorur ndonjëherë nga forcat e armatosura ruse. Arma e saj kryesore është gjuajtësi kryesor, por gjithashtu përmban edhe një makineri armë të telekomanduar kundër avionëve.

9.Nëndetëset bërthamore

Me peshë 14.700 ton, nëndetëset ‘Borei’ me raketa bërthamore janë pak më të vogla se paraardhëset e tyre të tipit ‘Tajfun’. Me një kapacitet prej 16 raketash balistike Bulava, që secila mban 6-10 mbushje dhe arrin një largësi deri në 8.300 km, kjo nëndetëse ka një forcë të pallogaritshme.

10- Helikopteri Mi-28 Havoc

Ky është helikopteri sulmues kryesor i ushtrisë dhe forcave ajrore ruse. Ai mund të mbajë deri në 4 raketa.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat