Mësuesja lë punën për shkak të lojës Pokemon Go

Ndryshe

Mësuesja lë punën për shkak të lojës Pokemon Go

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 25 korrik 2016 Në ora: 14:26
Sophia Pedraza

Një mësuese ka lënë punën, për tu bërë lojtarja e parë me orar të plotë në lojën Pokemon Go në Britani.

26 vjeçarja Sophia Pedraza planifikon që të hollat t’i kthejë në karakteret dhe t’i shesë në eBay, transmeton Bota Sot.

Sophia, nga High Barnet, në veri të Londrës, fitonte deri në 2 mijë dollar në muaj nga kurset që u mbante fëmijëve në matematikë, muzikë dhe anglisht.

Poashtu, ajo u diplomua për drejtësi.

Por, dy javë pasi ajo e shkarkoi në telefon aplikacionin Pokemon Go, ajo u fiksua pas tij dhe mendoi se nga kjo lojë mund të jetonte.

“Unë e shkarkova dhe menjëherë mendova se mund të përfitoj para nga kjo”, tha Sophia.

“Nëse mund të arrish në nivel të mirë, t’i mund t’ua shesësh njerëzve në eBay”, shtoi ajo.

“Kam dëgjuar se llogaritë po shiten, andaj shikova në eBay dhe pashë që në nivelin e 20-të çmimet shkonin më shumë se njëmijë, ndërsa në nivelin e 15, ofertat ishin 100-200”, tha ajo.

‘Në qoftë se kalon shumë kohë në të, për një ose dy ditë mund të kalosh në nivelin e 15”, përfundoi Sophia./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat