Vrapoi lakuriq përmes fshatit, më pas hidhet nga dritarja për ti shpëtuar psikologut

Ndryshe

Vrapoi lakuriq përmes fshatit, më pas hidhet nga dritarja për ti shpëtuar psikologut

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 korrik 2016 Në ora: 15:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje që të kujton poliglotin më të madh të Greqisë së Lashtë, Arkimedin, i cili pasi zbuloi fenomenin fizik teksa ishte duke u larë, del jashtë lakuriq duke bërtitur “Eureka” (E gjeta). Por kësaj here ngjarja ka protagonist 29 vjeçarin e mërzitur nga Gjermania. Teksa udhëtonte me tren normalisht, ai hidhet në vendin e quajtur Menziken ku më pas nxjerr teshat dhe vrapon lakuriq. Të shqetësuar nga ngjarja, popullata vendase njofton policinë, ku kjo e fundit e dërgon menjëherë në psikiatrinë e Königsfelden.

I pamundshëm për tu kthyer nën kontroll

Megjithatë psikologët e kishin të vështirë trajnimin e tij dhe ishte i pakontrollueshëm. Në një moment ai gjen rastin dhe hidhet nga dritarja e klinikës duke mbetur i plagosur rëndë. I ndodhur në këtë gjendje, ambulanca e dërgon në spitalin Aarau, ndërsa nuk jepen informacione të sakta mbi rrezikun dhe gjendjen e tij nga plagët e marra./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat