Publikohet video, ja si u deh adoleshentja në shkuma party para skandalit në plazh

Ndryshe

Publikohet video, ja si u deh adoleshentja në shkuma party para skandalit në plazh

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 17:23
Foto nga ngjarja

Ngjarja, që tronditi qindra pushues tek Gjiri i Lalzit ku një vajzë dhunohej nga shoqëruesi i saj sa në rërë aq dhe në ujë dhe u dënoncua tek Jeta osh qef, më herët është dëfryer me kërcim dhe alkool në një shkuma-party.

Një video e publikuar në Youtube tregon mënyrën se si nisi i gjithë skandali. Vajza ka filluar të pijë gjatë festës dhe që aty ka filluar të dalë nga kontrolli. Ajo shtrihet në tokë duke “kërcyer”, ndërsa djali që e shoqëron argëtohet pa masë nga lëvizjet e vajzës, po më pas shfrenimi i vajzës s’ka njohur kufij…

Me të është edhe biondja, vajza që e shoqëron kur ajo tërhiqet zvarrë.

Por, ky argëtim është shndëruar më pas në dhunë, pasi djali e ka humbur durimin dhe e ka gjuajtur atë në mënyrë çnjerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat