Të punuarit 6 orë në ditë do t’ju bëjë më produktiv

Ndryshe

Të punuarit 6 orë në ditë do t’ju bëjë më produktiv

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:30
Ilustrim

Një amerikan shpenzon mesatarisht 8.7 orë në ditë duke punuar. Por ka prova të reja që tregojnë se do të ishte më mirë për të gjithë jo vetëm për punonjësit, por edhe për punëdhënësit, në qoftë se punojnë vetëm gjashtë orë.

Aktualisht, shumica e IT kompanive në Suedi kanë marrë vendimin për të shkurtuar orarin e punës.

Linus Feldt, menaxheri i kompanisë së zhvillimit Filimundus, beson se është e vështirë për punonjësit e tij, të ruajnë të njëjtin nivel të produktivitetit për tetë orë, dhe se ata do të punojnë më mirë në qoftë se orari i punës do të jetë më i shkurtë.

Sipas themeluesit të kësaj studio, produktiviteti i punonjësve të tyre u rrit në mënyrë të konsiderueshme pas uljes së orëve të punës.

Ata merrnin vendime më shpejt, punonin më shumë, kryenin përgjegjësitë e tyre më mirë dhe përfundonin projektet më shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat