Fotogaleri: “Doja ta pastroja botën nga sakatët”

Ndryshe

Fotogaleri: “Doja ta pastroja botën nga sakatët”

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 17:33
Pamje nga vendi ngjarjes

Një 26-vjeçar në Japoni vrau 19 persona në një qendër të personave më aftësi të kufizuara.

Satoshi Uematsu, 26 vjeç, vrau 19 persona dhe plagosi 26 të tjerë në atë që mund të cilësohet vrasja masive më e rëndë në vend që prej Luftës së Dytë Botërore.

Përpara hetuesve, ai tha se donte “të pastronte botën nga sakatët”.

Ai hyri në qendrën e personave me aftësi të kufizuara në orën 2:30, i armatosur me një thikë.

Uematsu, një ish-punonjës në këtë qendër, u arrestua pasi hyri në një stacion policie 30 minuta pas krimit duke thënë: “Unë e bëra”.

Policia tha se ai kishte një numër armësh të mprehta.

Japonezi kishte tentuar t’i dërgonte një letër kreut të dhomës së ulët të parlamentit, ku i shpjegonte planet e tij për të kryer një krim të tillë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat