Gruaja që i jep gji të dashurit të saj: Kjo na çon te seksi shumicën e rasteve

Ndryshe

Gruaja që i jep gji të dashurit të saj: Kjo na çon te seksi shumicën e rasteve

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 23:14
Jennifer Mulford me te dashurin e saj bodybuilder

Një nënë, e cila ka lënë punën për të ushqyer me gji të dashurin e saj bodybuilder çdo dy orë, thotë se kjo çon tek seksi shumicën e rasteve.

Jennifer Mulford e ka lënë punën si banakiere pasi duhet të ushqejë rregullisht partnerin e saj 36-vjeçar, Brad Leeson.

Çifti ka dalë në një program radiofonik në Australi për të rrëfyer historinë e tyre të çuditshme.

Të pyetur nëse ushqyerja me gji është seksuale, ata e pranojnë deri në njëfarë mase.

“Është një lidhje natyrale mes një burri dhe një grua. Nuk ka asgjë më relaksuese se të kesh një mashkull që të thith gjinjtë”.

Ajo thotë se në gjashtë nga shtatë raste që ai ushqehet me gji, kjo sjell seks.

Ajo shton se kjo është eksperiencë magjike.

“Natën kemi probleme pasi Brad fle kaq paqësisht, por duhet t’ia dalim. Atë e zë shpesh gjumi teksa pi gji. Është e mrekullueshme”.

Jennifer është nga Xhorxhia, SHBA.

Vitin e shkuar u raportua se të gjithë ata meshkuj që duan të bëjnë muskujt, po blejnë qumësht gjiri pasi mendohet se ai rrit përmasat e muskujve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat