Kafshon dhe shkëputë kokën e pëllumbit, si pjesë e një sfide bizare

Ndryshe

Kafshon dhe shkëputë kokën e pëllumbit, si pjesë e një sfide bizare

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 10:26
Pamje nga video

Në burgun që ndodhet në Northamptonshire të Anglisë, është filmuar një i ri, që kafshon dhe shkëputë kokën e pëllumbit.

I burgosuri i paemëruar, është xhiruar duke shqyer me dhëmbë zogun e bardhë, për ta hedhur më pas në qese plastike, ndërsa mbante në gojë pjesën e sipërme.

Në videon e censuruar nga The Sun, shfaqet ngjarja e pështirë, që ka ndodhur në sallën e sportit të burgut.

Mësohet se ai e ka bërë këtë veprim, pasi është sfiduar nga të pranishmit, në këmbim të një sasie të vogël droge.

Autoritete e sigurisë së qendrës me 700 të burgosur, kanë thënë se e kanë lokalizuar këtë njeri dhe grupin që e sfidojë dhe po bëhen hetime rreth rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat