Eko e fëmijës së palindur, tmerron nënën

Ndryshe

Eko e fëmijës së palindur, tmerron nënën

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 12:23
Pamje nga eko e fëmijës

Kjo nënë është tmerruar kur në ekon e foshnjës së saj të palindur, ka parë fytyrën e maskës së njohur horror, Scream.

Imazhi i maskës është fiksuar në printimin e ekos dhe shfaqet në pjesën e kafkës së embrionit.

Image

Charlotte Bagley nga Britania tregon se ishte vërtet e pabesueshme dhe ajo nuk i besonte dot syve, kur pa gjatë kontrrollit të saj me ultra-tinguj, maskën që shfaqej në kokën e fëmijës.

Majde ajo u kthye dhe nga bashkëshorti, për t’u siguruar se nuk ishte e vetmja që e shikonte këtë imazh.

Image

“Ne nuk besojmë në fantazmat, por ajo çfarë pamë ishte shumë e qartë. E vërteta është se pas mometit të tronditjes së parë, tashmë e shikojmë foton duke qeshur”, kanë thënë prindërit që po përgatiten për të pritur të voglin e tyre  në Dhjetor të këtij viti, duke shpresuar pas asnjë surprizë.

Maska e famshmë “Scream”, u bë e njohur nga seriali i filmave horror dhe është frymëzuar nga piktuara e famshme e Edvard Munch,  “Britma”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat