Tmerrohet India: Çifti vritet barbarisht për 22 cent borxh

Ndryshe

Tmerrohet India: Çifti vritet barbarisht për 22 cent borxh

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 10:54
Ilustrim

Një burrë nga komuniteti Dalit në Indi është vrarë bashkë me gruan e vet pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi 22 cent.

Policia ka thënë se çifti është vrarë dje nga një shitës perimesh, pak momente pasi ata i kishin thënë shitësit se kishin nevojë për më shumë kohë t’i paguar biskotat që i kishin blerë nga ai, raporton BBC.

Burrit i është prerë koka, ndërsa gruaja është masakruar deri në vdekje.

Shitësi është arrestuar.

Komuniteti Dalits, dikur të njohur si të paprekshmit, formojnë shkallën më të ulët të hierarkisë kastë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat