Në Bolivi zbulohet gjurma e dinozaurit më të madh ndonjëherë

Ndryshe

Në Bolivi zbulohet gjurma e dinozaurit më të madh ndonjëherë

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 13:59
Pamje nga videoja

Në Bolivi është zbuluar një gjurmë këmbe e gjatë mbi një metër, e bërë nga grabitqari mishngrënës para 80 milionë vjetësh.

Sipas Sebastian Apesteguia, i cili po e studion këtë gjetje, kjo me gjasë i përkiste abelisaurusit, dinozaurit dykëmbësh që dikur endej nëpër Amerikën e Jugut. Ky është më i madhi i këtij lloji i gjetur ndonjëherë.

Kjo gjurmë është zbuluar këtë muaj nga një udhëzues turistik rreth 64 kilometra jashtë qytetit Sucre të Bolivisë, zonë kjo e butë argjilore afër këtij qyteti e cila është e njohur për gjetjen e gjurmëve të dinozaurëve dhe mbetjet skeletore të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat