“Kujdes nga ky çift në Durrës, ju gënjen bukur për t’ju marrë paratë”

Ndryshe

“Kujdes nga ky çift në Durrës, ju gënjen bukur për t’ju marrë paratë”

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 17:06
çifti në Durrës

Gazetari Denins Dyrnjaja ka denoncuar një rast mashtrimi në qytetin e Durrësit. Ai tregon në profilin e tij në rrjetin social Facebook se si një çift të rinjsh, të cilët janë veshur me bluza të stampuara, kapele të bardha, një dosje me fotografinë e një fëmije dhe refreni i përsëritur: “Ky fëmijë ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, na duhen ca para”.
Sipas gazetarit, ai që ka nevojë përdor njoftime publike dhe kontributet i merr përmes një llogarie bankare, jo dorazi.

“Këta mashtrues përveç se u marrin lekë njerëzve që kontribuojnë për humanizëm, komprometojnë edhe një mision human sikurse është dhurimi dhe ndihma për njerëz që vërtetë kanë nevojë në raste të veçanta. Refuzojini mashtruesit!”, – përfundon denoncimin e tij gazetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat