Çfarë ndodh pas vdekjes? Ata që i mbijetuan tregojnë eksperiencat e tyre

Ndryshe

Çfarë ndodh pas vdekjes? Ata që i mbijetuan tregojnë eksperiencat e tyre

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 11:06
Ilustrim

Një ndër pyetjet që askush nuk i di përgjigjen është se çfarë vjen pas vdekjes…

Qeniet njërëzore kanë qenë kureshtare për vdekjen prej miliona vitesh, duke krijuar rituale, imagjinata dhe teori të ndryshme për atë që ndodh pas largimit nga kjo jetë, në mënyrë që t’i japin kuptim.

Kjo për shkak se vdekja në vetvete mbetet misteri më i madh në jetë, pavarërisht punës së madhe shkencore për të zbuluar çfarë fshihet pas saj.

Si është të vdesësh? Ata që kanë pësuar vdekje klinike dhe më pas janë rikthyer në jetë kanë zgjedhur rrjetin social “Reddit” për të përshkruar eksperiencën e tyre. Përgjigjet janë të ndryshme. Ja disa prej tyre:

Si të lexosh një libër…

Image

5 vite më parë, një prej përdoruesëve të Reddit tregon se iu nënshtrua një operacioni dhe për shkak të humbjes së një sasi të madhe gjaku, ai pësoi vdekje klinike për disa minuta.

“Kur hapa sytë pashë një hapësirë të madhe, por nuk kishte yje apo dritë. Nuk kisha ftohtë apo ngrohtë, isha në një gjendje neutrale. Më kujtohet që mendoja për jetën time si të isha duke shfletuar një libër. Nuk di si ta shpjegoj, e vetmja gjë që mund të them është se kjo eksperiencë më ndryshoi mendimet për shumë gjëra. Kam ende frikë të vdes, megjithatë nuk jam i shqetësuar çfarë mund të ndodhë më pas”.

Një vizitë nga një njeri i dashur…

Image

Një tjetër përdorues i rrjetit social, pësoi një aksident me motor dhe kur mbërriti në spital ishte klinikisht i vdekur. Teksa qëndronte i shtrirë përtokë, në pritje të ambulancës ai kujton se dikush që njihte po e inkurajonte.

“Më kujtohet që isha përtokë dhe gjithçka nisi të errësohej dhe e të bëhej qetësi. E vetmja arsye se përse nuk më zuri gjumi ishte sepse dëgjova dikë që më thërriste: Ngrihu! Ai po më gjuante në skafandër. Kur hapa sytë pashë tim vëlla. Ishte e çuditshme, pasi ai kishte vdekur vite më parë nga overdoza.”

Një kopsht…

Image

Teksa shumë përdorues në Reddit e përshkruajtën “vdekjen” si një gjendje hapësire boshe, njëri prej tyre tregon se kaloi një eksperiencë shumë ndryshe, kur pësoi një reaksion alergjik që bëri që t’i pushonte zemra.

“Kujtoj një ndjesi sikur po më shtynin prapa, shumë ngadalë. Sikur po më nxirrnin nga uji. Në një moment të caktuar e gjeta veten duke parë një kopsht. Nuk ishte i mbushur me lule, por me pluhur dhe bar. Kishte një lisharëse në mes dhe dy fëmijë që vraponin rreth saj. Një vajzë dhe një djalë. Është e vështirë për ta shpejeguar, por kisha këtë ndjesinë që mund të vendosja për të qëndruar ose jo, megjithatë sa herë përpiqesha të bëja prapa, diçka më mbante në atë vend. Pasi mendova të gjitha arsyet përse duhet të kthehesha prapa, më në fund u ktheva. Zemra më kishte pushuar për 6 minuta.”

Nuk ka asgjë pas vdekjes…

Image

Pas një aksidenti me motor, zemra e një tjetër përdoruesi pushoi për 2 minuta. Falë ndërhyrjes së mikut të tij ai u përmend sërish.

“Gjatë kësaj kohe nuk pashë asgjë, gjithçka ishte errësirë, as ëndrra, as vizione, asgjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat