Njerëzit nuk kanë bukë, por qeveria po ndërton stadiume!

Ndryshe

Njerëzit nuk kanë bukë, por qeveria po ndërton stadiume!

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 19:41
Ilustrim

Dritare të thyera, rrjeta të shqyera, karrige pa këmbë; Stadiumi Yidnekacheu Tessema në Addis Ababa ka parë edhe ditë më të mira. I riparuar nga Perandori Haile Selassie pas kthimit të tij nga azili më 1941, ai ishte dikur një monument krenar i rikthimit të pavarësisë së Etiopisë pas pesë vjetëve të pushtimit italian. Në vitin 1962 atje u zhvillua Kupa Afrikane e Kombeve (Afcon); skuadra kombëtare e futbollit, e njohur si “Walias”, fitoi. Por “Walias”, ashtu sikurse edhe stadiumi, është rrënuar që atëhere. Në vitin 2012 ata i dhanë fund një serie negative prej 31 vitesh, duke u kualifikuar për në Afcon. Më 2013-n ata u eliminuan që në fazen e parë me grupe.

Por qeveria thotë mjaft më. Etiopianët janë krenarë për trashëgiminë e tyre kulturore: atletët e maratonave të tyre janë ndër më të mirët në botë. “Ne jemi themeluesit e futbollit afrikan”, thotë Juneydi Basha, kreu i Federatës Etiopiane të Futbollit. Në Addis Ababa ndodehet Unioni Afrikan, kështu që qeveria do që atje të zhvillohet sërish Afconi.

Në çdo qytet të madh po ngrihen stadiume të reja. Qeveria federale, e cila po financon, thotë se tetë stadiume të “klasit botëror”, secili me kapacitet 30,000 vende – janë duke u ndërtuar.

Gjashtë të tjerë më të vegjël po ndërtohen në kryeqytet. Më i madhi është një stadium 60,000 vendësh (i madh sa ai i Arsenalit të Londrës) në qendër të  Addis Ababa, që po ndërtohet nga Korporata Shtetërore Kineze e Ndërtimit dhe Inxhinierisë, me një kosto prej të paktën 110 miloionë dollarësh.

“Nuk ka ansjë kuptim,” thotë Leoul Tadesse, një gazetar sportiv lokal. “Ndërtimi i stadiumeve nuk do t’i zgjidhë problemet tona”.

Etiopia është një ndër vendet më të varfëra në botë, ku shumë njerëz luftojnë çdo ditë meurinë dhe bukën e gojës.

Shqipëria, që është gjithashtu shteti i tretë më i varfër në Evropë ka ndërmarrë një program pak a shumë të ngjashëm për ndërtimin apo rindërtimin e disa stadiumeve në vend.

Me ndryshimin e vetëm se në Shqipëri, përveç stadiumeve, njerëzit mund të lumturohen se po ndërtohen edhe disa sheshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat