E pabesueshme: Gjeti dashurinë nga një numër i shkruar në një tualet

Ndryshe

E pabesueshme: Gjeti dashurinë nga një numër i shkruar në një tualet

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 18:40
Ilustrim

Ndoshta fillimisht mund të jetë konsideruar si vendi më i gabuar për të kërkuar dashurinë e jetës, por që nga rasti i vozitësit të kamionit, nuk mund të thuhet ashtu.

Bëhet fjalë për çiftin Mark Ellis dhe Donna Roberts, të cilët ishin njohur nëpërmjet një mesazhi të cilin e kishte shkruar Donna në murin e një tualeti të një kafeneje lokale.

Siç shkruajnë mediat e huaja. 51-vjeçari nga Brighouse, West Yorkshire, e kishte zbuluar numrin derisa po kryente një shërbim në një tualet të një kafeneje lokale.

Në mesazh shkruante: “Nëse doni një m… të mirë, thirrni Donnan në …”.

Image

Dhe Ellis nuk kishte ngurruar, duke i shkruar: “Tung, çfarë kërkon të arrish?”.

Duke treguar detajet, përcjell Telegrafi, ai kishte thënë se donte të shihte nëse kishte të bënte me diçka reale.

“Ne ende qeshim rreth kësaj”, ka shtuar ai.

Roberts, një sekretare ligjore, ishte në fillim e hutuar rreth asaj se si Ellis kishte gjetur numrin e saj, por çifti së shpejti vazhduan bisedën dhe u takuan vetëm disa ditë më vonë.

Image

Çifti tashmë kanë dy fëmijë, të moshës tetë dhe të nëntë vjeç, edhe pse ata nuk janë në dijeni të asaj se si prindërit e tyre u takuan për herë të parë.

Roberts ka shtuar: “Unë zakonisht u them se ai më shkruajti mua gabimisht”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat