Miu gjigant kërcen nëpër shkallët lëvizëse të qendrës tregtare

Ndryshe

Miu gjigant kërcen nëpër shkallët lëvizëse të qendrës tregtare

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 23:22
Pamje nga videoja

Në një qendër tregtare që ndodhet në Quezon të Filipineve, një mi ka kërcyer në drejtim të kundërt të shkallëve elektrike që lëviznin teposhtë.

Nga madhësia enorme dhe energjia e kafshës, askush nuk kishte guxim të ngjitej lartë apo të zbriste.

Në fund të shkallëve elektrike, ka qëndruar një pjesëtar i sigurimit i cili priste që brejtësi të lodhet dhe të dorëzohet vet.

Meqenëse video përfundon shpejtë, nuk bëhet e ditur nëse e kanë zënë apo është dashur ta ndjekin edhe më tutje nëpër objekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat