Francë- Një kalë i pastër race shitet për 1,4 milion euro!

Ndryshe

Francë- Një kalë i pastër race shitet për 1,4 milion euro!

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 23:29
Ilustrim

Një mëz femër race, vajzë e yllit Galileo, një nga kuajt e garave më të famshëm, u shit për 1,4 milion euro të hënën në ankandin prestigjoz të “yearlings”,garues të rinj me kuaj në qytetin Deauville, veriperëndim të Francës.

E rritur nga rritësit e kuajve normand të Monceaux, ajo u shit gjatë katër minutash ankand tek disa investitorë irlandezë (P&R Doyle dhe MV Magnier) dhe afrikanojugorë (Mayfair speculators), theksoi Arqana, agjencia e dytë më prestigjoze për shitjen e mëzave të pastër të racës që 18 muaj në Evropë.

“Ky mëz përfaqëson një prejardhje të shkëlqyer”, thekson Philippe Augier, kryebashkiaku i Deauville që drejtonte këtë ankand.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat