Ideja brilante e pronarit të picerisë

Ndryshe

Ideja brilante e pronarit të picerisë

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 08:45
Mason Wartman

Mason Wartman është pronari i një picerie të vogël në Filadelfia të SHBA-ve. Por po ashtu ai është pronari i një zemre të madhe.

Ai kishte filluar të mendonte për faktin që njerëzit do të donin t’i ndihmonin ata që kanë nevojë, por s’dinë se si ta bëjnë këtë gjë. Mason ka filluar një projekt në picerinë e tij: ai do të shesë fleta të vogla me ngjyra për 1 dollar, saktësisht sa kushton një copë picë.

Këto letra më pas, vendosen në mur bashkë me një mesazh për një të huaj.

Muret e picerisë Rosa, tani janë të mbushura me letra ngjyra-ngjyra, dhe me to secili që ka nevojë për të ngrënë shkon dhe merr një copë pice falas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat