Tragjike: Familja mbytet në lumë në përpjekje për të bërë ‘selfie’

Ndryshe

Tragjike: Familja mbytet në lumë në përpjekje për të bërë ‘selfie’

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 17:55
Ilustrim

Një vajzë njëmbëdhjetë vjeç është mbytur në një lumë në veri të Pakistanit, përderisa ishte duke u përpjekur për të bërë një ‘selfie’, në përpjekje për ta shpëtuar atë ishin mbytur dhe prindërit e saj.

Prindërit dhe fëmija u mbytën shpejtë pasi lumi ishit shumë i thellë.

“Vajza Atif Safiya u përpoq të bëjë ‘selfie’, por rrëshqiti dhe ra në ujë”, tha shefi i policisë lokale, Arshad Khan, duke shtuar se aksidentin e kanë dëshmuar edhe turistët e tjerë.

Nëna e vajzën më pas u hodh në lumë për të shpëtuar vajzën e saj, por ajo tashmë ishte larguar shume, tha zyrtari, duke shtuar se i edhe i ati i saj u hodh në lumë kur e pa gruaja dhe vajza e tij, por as ai nuk arriti të shpëtonte.

Trupi i vajzën dhe nënës janë gjetur, ndërsa trupi i babait është ende në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat