Bebja lind në ditën e njëjtë si nëna dhe babai

Ndryshe

Bebja lind në ditën e njëjtë si nëna dhe babai

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 09:32
Bebja

Mund të ndodhë që ta kesh ditëlindjen në të njëjtin muaj me dikë të familjes tënde, por ta kesh në të njëjtën ditë muaj edhe me nënën edhe me babain, është diçka e pazakontë.

Por kjo u ka ndodhur Catilin dhe Tom Perkins nga Queensland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët lindën vajzën në të njëjtën ditë sikurse ditëlindja e tyre.

Catilin dhe Tom, kishin lindur në të njëjtën ditë, me 16 gusht të vitit 1986, vetëm 50 minuta larg njëri tjetrit, shkruan Daily Mail.

Vajza e sapo lindur e ciftit, Lucy Marie Perkins, po ashtu u lind me 16 gusht, vetëm se 30 vjet më vonë se prindërit e saj, duke u bërë një në 48 milionë bebe që e kanë fatin e saj.

Përderisa më e vogla e familjes Perkins nuk pritej të vinte në jetë deri pas një jave, lindja e saj ka prekur zemrat e të gjithëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat