16-vjeçari shkon në bordello, ja çfarë i ndodh…

Ndryshe

16-vjeçari shkon në bordello, ja çfarë i ndodh…

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 13:45
Ilustrim

Kjo është gafa më e madhe e vitit në një bordello, raporton gazeta gjermane, Bild.

Një 16-vjeçar shkoi në një bordello në Dortmund dhe kërkoi që një prostitutë t’i bënte seks oral.

Çmimi: 20 euro.

Prostituta i kërkoi parapagim.

Atëherë ai nxori një kartmonedhë të dyshimtë. Prostituta e dalloi se ishte false dhe i kërkoi një tjetër.

Edhe kartmonedha tjetër ishte false.

Atëherë prostituta u nis të telefononte policinë.

Djaloshi ia mbathi me të katërta.

Por kishte lënë pas çantën e shpinës, ku ishin disa foto.

Policia i vendosi fotot në rrjet dhe kërkoi ndihmë.

Nuk kaloi një orë dhe çështja u zgjidh.

Ishte vetë babai i djalit që e njohu atë dhe telefonoi policinë.

I biri rrezikon një padi për shpërndarje të parave të falsifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat