Filmojnë rrahjen brutale të vajzës 15-vjeçe, dhe e postojnë në Snapchat (+18)

Ndryshe

Filmojnë rrahjen brutale të vajzës 15-vjeçe, dhe e postojnë në Snapchat (+18)

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 17:27
Ilustrim

Një nënë ka shpërndarë një video të bijës së saj 15-vjeçe duke u rrahur brutalisht, të cilën dikush e kishte postuar në Snapchat.

Viktima që ka dashur të mos i zbulohet identiteti, ishte sulmuar gjatë të hënës në Guiseley të West Yorkshire derisa po ecte rrugës për në shtëpi.

Sulmi i befasishëm ka ndodhur përballë një restoranti të McDonald’s,  ku shumë njerëz që ishin aty mbetën të shokuar me dhunën e krijuar midis rrugëve.

Gjatë sulmit asaj i janë shkulur flokët, dhe disa herë është qëlluar me shqelma dhe grushta në fytyrë.

Sulmi ishte aq i vrazhdë, sa që vajza që shfaqet në video është dashur të marr trajtim special për të ënjturat në fytyrë.

Por vajzat që e kishin rrahur dhe që e kishin filmuar këtë moment menjëherë e kishin shlyer videon nga Snapchat, por një person tjetër e kishte regjistruar dhe ia kishte dorëzuar policisë së West Yorkshire. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat