Ngordh tigri më i vjetër në botë

Ndryshe

Ngordh tigri më i vjetër në botë

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 07:34
Tigri më i vjetër i botës, Machli

Tigri më i vjetër i botës, Machli, ka ngordhur këtë të enjte pasi ishte në gjendje kritike për jetën së paku për 2-3 javë, në Parkun Kombëtar “Ranthambore” të Indisë, në shtetin Rajasthan në veriperëndim. Tigri ishte 19 vjeç, më i vjetri në mbarë botën.

Tigri, i gjinisë femër quhej ndryshe edhe si “Mbretëresha e Ranthambore” dhe vetëm prej saj ky park ishte një atraksion i preferuar. Emri i tigrit, që në gjuhën vendase nënkuptonte fjalën peshk, ishte frymëzuar nga një peshk që ngjasonte me fytyrën e veçantë të tij.

Të njëjtin emër, Machli ka patur edhe nëna e tigrit. Machli u bë e famshme vite më parë kur një video qarkulloi në rrjetet sociale, teksa ajo luftoi për disa minuta me një krokodil plot 14 metra të gjatë.

Muhammad Rafiq, një guidë turistike në Ranthambore, tha se gjysma e këlyshëve të tigrave në këtë park kanë genet e saj.

“Machli ishte tigri më i fotografuar në mbarë botën. Më shumë se 50% e tigrave në Ranthambore kanë genet e Machli” tha Rafiq.

Ai shtoi se Machli kishte lindur 9 këlyshë në jetën e saj. Për Machli ishte hapur edhe një faqe zyrtare në rrjetin social facebook, “Machli, mbretëresha e tigrave” ndërsa me dhjetëra dokumentarë janë realizuar posaçërisht për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat