Punëtori vrapon nëpër shiritin e ekskavatorit, sikur në makinën për vrapim

Ndryshe

Punëtori vrapon nëpër shiritin e ekskavatorit, sikur në makinën për vrapim

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 08:51
Pamje nga video

Një punëtor që po përpiqej që të jetë në formë, e ka shfrytëzuar shiritin e ekskavatorit sikur të jetë ‘tredmill’, makina elektrike për vrapim.

Në videon e publikuar në internet, shihet burri nga Shanxi i Kinës që demonstron një teknikë mjaftë të rrezikshme.

Në filmimin e shkurtër shihet ky njeri i paemëruar, teksa hedhë hapat nëpër shiritin e makinës Volvo që përdoret për gërmime në punishte të ndryshme.

Derisa miku tij e kontrollon makinën gjigante, ai vrapon me kujdes që të mos rrëzohet nga kjo pjesë lëvizëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat